Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përkrahje e Kuvendit për realizimin e objektivave të BQK-së me interes të përbashkët institucional

Pri 30, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me ç’rast Guvernatori Mehmeti e uroi për përzgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti e njoftoi kryetarin Konjufca lidhur me zhvillimet në sektorin financiar për progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti përmendi edhe sfidat e prioritetet e BQK-së, ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.

Kryetari Konjufca falënderoi Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ofroi përkrahjen e Kuvendit për realizimin e objektivave me interes të përbashkët institucional, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM