Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Radman: Kroacia vazhdon ta përkrahë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike

Maj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Ministri Radman e uroi kryeministrin Kurti për fitoren dhe zgjedhjen kryeministër i Kosovës dhe bashkë me përgëzimet më të sinqerta, ia përcolli edhe lajmin e kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, për donacionin prej 10 mijë dozash të vaksinës anti-covid që Kroacia e ka ndarë për Kosovën.

Duke spikatur raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, ministri Radman siguroi kryeministrin Kurti se Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë dhe ta ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Ai kërkoi intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Radman dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës. Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për donacionin prej 10 mijë vaksinash, duke e vlerësuar si lajm që sjellë optimizëm e shpresë për intensifikimin e vaksinimit, para muajve të verës, kur mërgata kthehet për pushime në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë dhe për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM