Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Stjernvall shqyrtojnë mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda për qytetarët e Kosovës

Maj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë  dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ambasadorja e uroi kryeministrin për formimin e qeverisë duke i dëshiruar sukses në qeverisje.

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda.

Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik – me fokus në industrinë e përpunimit të drurit. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan nevojën e investimeve të reja, dhe diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit mes investitorëve finlandezë dhe ndërmarrësve të Kosovës në Finlandë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Stjernvall folën edhe për rëndësinë e përmirësimit të nivelit të arsimit në vend dhe gjithëpërfshirjen në arsim. Po ashtu, shqyrtuan mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira të sistemit arsimor të Finlandës dhe për fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në procesin arsimor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM