Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Dëshmorët janë dëshmuar, tash ne duhet të dëshmohemi te ata

Maj 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit doktor Hazir Mala, në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Gjatë nderimeve për ta, kryeministri Kurti, tha se rënia e Ilirit dhe Dr. Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë.

Në këto homazhe kryeministri Kurti shoqërohej bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thuhet në kounikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Ilir Konushevci edhe Dr. Hazir Mala kanë qenë punëtorë të zellshëm për luftën çlirimtare, të cilën po e përgatisnin qysh herët, e më pas, edhe luftëtarë të mëdhenj, të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme. Rënia e Ilirit dhe Dr. Hazirit e ngriti vetëdijen te të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala e kuptonin që faktori i brendshëm është vendimtar edhe për çlirimin e vendit por edhe për ndihmën të cilën mund ta marrim dhe e morëm prej jashtë. 

 

Dëshmorët janë dëshmuar. Ne duhet të dëshmohemi tek ata, dhe, në këtë mënyrë, edhe të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por njëkohësisht edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi. Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës. Neve, ndonëse e rëndësishme, na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, e të cilën duhet ta kryejmë me nder, me progresin në mendje e me dëshmorët në zemër. 

 

Lavdi heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malajt dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM