Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Rohde: Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar

Maj 11, 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog,​ Besnik Bislimi, priti në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ambasadori Rohde e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e tij në fusha të ndryshme, ku Gjermania tashmë edhe e ka dëshmuar përkrahjen ndaj Kosovës.

Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri dhe ambasadori diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit rajonal, si dhe për vizitën e fundit në Bruksel të delegacionit kosovar. Ambasadori Rohde theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartë përkrahjen e pakursyer të shtetit mik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM