Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShPQK kërkon ndihmën e qeverisë, alarmon për gjendjen e rëndë të fermerëve

Maj 11, 2021

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga ekzekutivi që sa më shpejtë të bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve për fermerët. Këtë kërkesë e kanë paraqitur gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sektori i bujqësisë në Kosovë në përgjithësi e në veçanti sektori blegtoral dhe prodhimtaria e qumështit, sidomos pas paraqitjes së pandemisë dhe pasojave të saj.

Një nga pikët e diskutimit ishte gjetja e mundësive për ekzekutim sa më të shpejtë të pagesave te mbetura te subvencioneve të papaguara për fermerët pas vendimit të qeverisë së kaluar për dyfishim të subvencioneve, si rrjedhojë e kërkesave tona për të lehtësuar sado pakë humbjet pas paraqitjes së pandemisë Covid-19 dhe pasojave të saje.

“Fatkeqësisht, ne u njoftuam nga zv. kryeministri, por edhe më herët nga ministri i bujqësisë, se ka mungesë të mjeteve dhe nuk morëm ndonjë përgjigje të saktë apo shpresë, se këto pagesa do të ekzekutohen së shpejti!”, theksoi Milazim Berisha, i cili në takim ishte së bashku me anëtarë të kësaj shoqate Ardian Purrini dhe Behlul Behluli.

Sipas tij pritet një vendim se si do të procedohet tutje me pagesat e premtuara dhe të papaguara të subvencioneve!

Po ashtu, ShPQK shprehu nevojën për një përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen, hapësirë më të madhe tregu, aprovim të ligjit për tregtim të brendshëm e shumë nevojave të tjera.

“Ne mbesim me shpresë, se do të gjinden mundësi që pagesat të ekzekutohen sa më parë, sidomos duke marrë parasysh gjendjen tepër të rëndë të prodhuesve të qumështit dhe faktit se ky vendim nga qeveria ka fillua të implementohet dhe shumë nga fermerët veç i kanë marrë mjetet e dedikuara për përkrahje”, theksoi Berisha, thuhet në komunikatën për media e SHPQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM