Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vdes prof. dr. Sadri Fetiu, ish-drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës

Maj 11, 2021

Më 10 maj 2021, pas një sëmundjeje, ndërroi jetë Prof. dr. Sadri Fetiu, (1942-2021), ish-drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Sadri Fetiu u shqua ndër intelektualët më të dalluar e më parimorë të Kosovës dhe të botës shqiptare përgjithësisht, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si shkencëtar, studiues i pothuajse të gjitha disiplinave albanologjike, folklorist, etnolog, historian dhe filolog, si mësimdhënës, si shkrimtar, si publicist, si përkthyes dhe si veprimtar i lëvizjes kombëtare.

Vdekja e Prof. dr. Sadri Fetiut është humbje e madhe për familjen Fetiu, në rend të parë, për Institutin Albanologjik, të cilin e drejtoi në kohët më të vështira të ekzistencës së tij si institucion-kërkimor shkencor (1991-2007) dhe ku dha gjithë kontributin e tij jetësor në fushë të albanologjisë, gjithashtu është humbje edhe për komunitetin shkencor, për Kosovën dhe për shqiptarët përgjithësisht.

Për të nderuar jetën, veprën dhe veprimtarinë e gjithëmbarshme profesionale dhe intelektuale, Instituti Albanologjik, në ambientet e tij, mban mbledhje komemorative, më 11 maj 2021, në orën 11.

Varrimi i Prof. dr. Sadri Fetiut bëhet më 11 maj 2021, në orën 13:00, në Prishtinë.

Me këtë rast Instituti Albanologjik u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, ish-nxënësve dhe ish-studentëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve të shumtë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prof. dr. Sadri Fetiun, që e kanë nderuar punën e tij si albanolog, si intelektual dhe si veprimtar, thuhet në postimin në Facebook të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM