Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Maj 12, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së e njoftuan kryeministrin lidhur me përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitje me trupat e saj ushtarake. Gjithashtu, ata njoftuan kryeministrin edhe me procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së.

Kryeministri Kurti shprehu zotimin që sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, FSK-ja do të mbetet prioritet edhe në vitet pasuese. Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global, thuhet në komunikatën për media e Zyrës ë Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM