Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Të hapen pika tjera në Prishtinë për vaksinim të qytetarëve

Maj 14, 2021

KMDLNj thërret Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori ” dhe që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor.

Më 14 maj 2021 në sallën ” 1Tetori ” në Prishtinë ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve të moshave mbi 65 vjeçare. Radhët për pritje janë të gjata dhe është shkaktuar një tollovi e madhe prandaj Policia e Kosovës ështê duke mbajtur rendin.  Ministria e Shëndetësisë duhet të rrisë me urgjencë pikat e vaksinimit aq më parë që në një të ardhme të afërt Kosova do të furnizohet me një numër të konsiderueshëm të vaksinave e që nënkupton se edhe numri i qytetarëve të moshave të ndryshëm do të rritet shumë. 

Është e qartë se mënyra e deritashme e organizimit të vaksinimit nuk është treguar efikase sepse po shkakton rradhë të gjata. Ministria e Shëndetësisë duhet të tregohet shumë më e përgjegjshme që të rrisë efikasitetin e vaksinimit në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të drejtave të njeriut. Mbrojtja shëndetësore ëdhtë njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësi institucionale t’i mbrojë këto të drejta.

Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë praktikat e mira të vendeve të rajonit sikur që është Shqipëria dhe të koordinohet, qoftë në planin logjistikë, qoftë duke kërkuar këshilla dhe kuadro profesionale, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM