Build Skills with our trainings

Sign up now!

PDK dorëzon në Kushtetuese vendimin e VV e Listës Serbe për 11 mil. € e ndara për rrymën e shpenzuar në Veri

Maj 14, 2021

Në emër të deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Blerta Deliu – Kodra ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës.

Deliu – Kodra ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve të Kosovës, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit.

“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të bartabarta dhe të zbatueshmë sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut. Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit.”, ka thënë ajo.

Deliu – Kodra ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri, ndërsa tani nëpërmjet vendimit në Kuvend Vetëvendosje ndau edhe 11 milionë euro tjera.

“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti-COVID për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katastrofës pandemike që ndodhet vendi”, ka theksuar ajo, thuhet në komunikatën per media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM