Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, në fushën e ekonomisë dhe rrugëtimin drejt BE-së

Maj 17, 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ambasadorja Jusufi e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ajo theksoi se Kosova mbetet partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me të cilën realizohen shumë projekte të përbashkëta, si në fushën e ekonomisë e tregtisë ashtu edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet dhe shtoi se Kosova do të punojë me të njëjtin përkushtim në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik, tregtar, ekonomik, e kulturor. Ai tha se ky përkushtim do të fillojë menjëherë me realizimin e një vizite zyrtare si dhe organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive, së shpejti.

Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet si dhe procesin e vaksinimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM