Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në Bruksel: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së e kthen perspektivën e saj në integrim evropian

Maj 19, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë sot mori pjesë në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para darkës së përbashkët kryeministri Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, gjatë të cilit takimi ai konfirmoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian.

Në një adresim të shkurtër para fillimit të darkës, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe se ai duhet të mbrohet me çdo kusht. Ai shtoi se me miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel, duhet të diskutojmë për zbatimin e reformave në vendin tonë dhe në anën tjetër për nevojën për njohjen e Republikës së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse, ashtu që perspektiva evropiane të kthehet në integrim evropian.

Kurse pas darkës, kryeministri Kurti në deklarimin e tij para mediave tha se theksi i diskutimit  ishte te raporti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe nevojën e afateve për avancimin sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. Kurse theksi i tij ishte te nevoja për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe investimeve në ekonomi, të cilat e zvogëlojnë emigrimin dhe e rrisin punësimin posaçërisht të të rinjve.

Darka tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bëhet nën organizimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, dhe shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeminstrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM