Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Mehaj inspektoi urën mobile të ndërtuar nga inxhinierët e FSK-së në Dritan të Drenasit

Maj 19, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot inspektoi urën mobile ,,Mabey Johnson’’, me gjatësi prej 36 metra, të realizuar para 3 javësh nga ana e inxhinierëve të Regjimentit të Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së.

Me këtë rast ai u prit nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për këtë projekt i cili ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve të kësaj ane të izoluar pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit Janar të këtij viti.

Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për punën e shkëlqyeshme të inxhinierëve të FSK-së dhe theksoi gatishmërinë e plotë për realizimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë në çdo kohë dhe rrethanë.

Pas inspektimit, ministri Mehaj i shoqëruar edhe nga kryetari Lladrovci dhe delegacionet e tyre, nderoi të gjithë heronjtë e kombit duke vendosur buqeta lulesh para shtatoreve të tyre në Sheshin kryesor të qytetit në Drenas, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM