Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media ka kritikuar vendimin skandaloz dhe të paprecedent të Qeverisë Kurti dhe presidentes Osmani për tёrheqjen e Ambasadorёve tё Republikёs sё Kosovёs nga misionet diplomatike.
Musliu-Shoshi ka thënë se këto veprime e rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm tё Republikёs sё Kosovёs, si dhe limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia.
“Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike“, ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e Ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.
“Ёshtё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë”, ka thënë ajo.
Tёrheqja e Ambasadorёve tё Republikёs sё Kosovёs, nё njё kohё tё pandemisё, dhe nё njё formё tё tillё grupore, pa vlerёsuar individualisht punёn e secilit prej tyre, paraqet njё veprim skandaloz dhe qё vё nё pikёpyetje raportet e shtetit tonё me vendet mike ku diplomatёt janё akredituar.
Ky veprim ёshtё i paprecedentё nё historinё e Kosovёs dhe si i tillё Qeveria Kurti ka marrё veprime qё rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm tё Republikёs sё Kosovёs dhe qё e largojnё Kosovёn nga ushtrimi i politikёs sё jashtme duke lёnё ambasadat pa shefat e misioneve.
Kjo limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia dhe duhet mё shumё se kurrё njё dinamikё e re nga ana e shtetit tonё.
Ёshtё e paprecedent qё tё bёhet njё tёrheqje e Ambasadorёve tё Republikёs sё Kosovёs nё mёnyrё tё tillё sikurse ka vepruar Qeveria Kurti dhe Presidentja Osmani.
Është e padinjitetshme për ta dhe shërbimin e tyre në emër të Kosovës sepse nuk bëhet fjalë vetëm për emra të përveçëm por për ambasadorë të Kosovës të akredituar me një vendim mik.
Nё shumё raste, ambasadorёt nuk e kanё kaluar as gjysmёn e mandatit, dhe nё raste tё tjera do tё paraqiten sfida politike ose nga pandemia qё do ta ngadalsojnё dёrgimin e ambasadorёve tё rinj.
Me veprimet e fundit, Kosova do tё ketё afёr 25 ambasada dhe misione diplomatike nё botё pa shefa tё misioneve. Shumё vende strategjike pёr Kosovё si Uashingtoni, Londra, Berlini, Parisi, Brukseli dhe vende rajonale dhe jashtё Evropёs tё rёndёsishme pёr promovimin e shtetёsisё sё Kosovёs do tё jenё tё zbrazta.
Ambasadorёt i kanё shёrbyer Kosovёs me dinjitet. Kanё pёrfaqesuar vendin nё njё kohё tё vёshtirё kur janё pёrballuar me pandeminё por edhe me tranzicionin e disa qeverive brenda njё periudhe tё shkurtё, gjё qё ka vёshtirёsuar punёn e tyre.
Me njё mungesё totale tё komunikimit tё MPJD-sё dhe tё vet Ministres sё Jashtme me Ambasadorёt pёr disa javё, Qeveria Kurti ka hendikepuar misionet diplomatike qё nga ardhja nё pushtet.
Ambasadorёt e Kosovёs nuk janё armiq tё qeverisё. Por, pёrfaqesuesit qё kanё kryer punёn e tyre nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundshme dhe i kanё shёrbyer vendit.
Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike.
Nё rastin mё tё mirё Qeveria Kurti nuk do tё mund tё dёrgoj Ambasadorёt e rinj para vjeshtёs, dhe tёrheqja pa propozimin e Ambasadorёve tё rinj shkakton krizё nё diplomacinё e Kosovёs.
Nё njё kohё kur shumё vende janё tё mbyllura nga pandemia, largimi dhe dёrgimi i Ambasadorёve ёshtё proces i gjatё.
Nё njё kohё kur Qeveria e re e Malit tё Zi refuzon tё dёrgoj trupat nё misionin e KFOR-it edhe pse anёtare e NATO-s, Qeveria e Kosovёs tёrheq Ambasadorin në këtë shtet pa u siguruar qё do tё mund tё pranohet shpejtё njё Ambasador nga po e njёjta qeveri, duke rrezikuar prezencёn e Kosovёs nё njё vend strategjik pёr tё.
Ёshtё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё Ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё tё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë.
Ky ёshtё mesazhi nga tё shumtёt e këtyre ditëve të fundit që kjo qeveri po dёrgon – ta vështirësoj edhe më shumë mbrojtjen e tyre me veprimet e njёpasnjёshme.
Qeveria Kurti po dёrgon mesazh tё keq ndaj botёs. Kjo qeveri po dёrgon mesazh tё keq ndaj çdo kujt qё i ka shёrbyer kёtij vendi.
Kjo qeveri po dёrgon mesazh qё pёrndjekja politike ёshtё e vetmja qё di tё bёjё, por assesi respektimi i çdokujt qё ka kontribuar ndaj kёtij vendi.
Edhe njёherë presidentja e vendit ka treguar qё ёshtё presidente në shërbim të Vetёvendosjes, por assesi të Kosovёs. Ajo pёr njё kohё tё shkurtёr ka degraduar institucionin e Presidentit. Ka ndjekur politikat dhe interesat e qeverisё dhe assesi tё vendit. Me veprimet e fundit ajo ka bёrё rrezikimin e funksionalitetit tё shёrbimit tё jashtёm.
Qeveria prapё ka dёshmuar qё nuk ka asnjё respekt pёr Kuvendin duke mbajtur Komisionin pёr Punё tё Jashtme nё mjegull pёr veprimet e fundit.
Qeveria Kurti ka paralizuar politikёn e jashtme tё Kosovёs. Me veprimet e fundit ka goditur rëndë diplomacinё e Kosovёs. Ka ofruar njё program pa vizion, pa ambicie, pa qёllime dhe pa targete nё politikёn e jashtme. Nёn Qeverinё Kurti politika e jashtme dhe diplomacia do tё jenё tё suspenduar.