Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Me qëllim të parandalimit të sulmeve seksuale, fillon implementimi i projektit “Mjaft më”

Maj 20, 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, me qëllim të parandalimit të rasteve të sulmeve seksuale, ngacmimeve seksuale dhe veprave tjera penale kundër integriteti seksual, ka iniciuar projektin të emërtuar “Mjaft më”.

Në këtë projekt janë të përfshira institucionet: Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë. Po ashtu në projekt janë të përfshirë edhe shoqëria civile/OJQ-të si dhe komuniteti fetar në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Mitrovicë.

Qëllimi kryesor i realizmit të këtij projekti është që përmes ligjëratave në institucionet shkollore të arsimit të mesëm si dhe aktiviteteve të ndryshme që parashihen me këtë projekt, të ndikohet në vetëdijesimin e të rinjve (me theks të veçantë nxënësve të arsimit para universitar mirëpo dhe të shoqërisë në përgjithësi) për parandalimin e këtyre rasteve e poashtu edhe për mënyrat e raportimit të menjëhershëm të tyre tek institucionet përgjegjëse.

Me datë 17.05.2021, ka filluar faza e parë e realizimit të projektit me ligjërata nga hetues policorë dhe trajnues të policisë nga fusha përkatëse si dhe prokurorë për të mitur nëpër shkollat e mesme e ditëve në vijim do të vazhdohet me ligjërata edhe me gjyqtar për të mitur dhe pedagog të shkollave të mesme të angazhuar nga ana e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Mitrovicë.

Në kuadër të përgatitjes dhe koordinimit të aktivitete, dje me datë 19.05.2021, Drejtori i DRP-Mitrovicë Jug Kolonel Aferdita Mikullovci, ka pritur në objektin e DRP-së Mitrovicë Jug, në një vizitë dy OJQ të Mitrovicës së bashku me nxënës të Edukimit Qytetar të cilët janë pjesë e projektit ,,DreamBig” e të cilët do të japin kontributin e tyre në realizmin e projektit të iniciuar nga DRP-Mitrovicë Jug. Në takim është akorduar për aktivitet që do të përgatiten nga këta nxënës dhe për kontributin që ata mund të ofrojnë në realizimin e projektit ,,Mjaft më”.

Në fazën e dytë do të përfshihet shoqëria civile ku parashihet të mbahen fushata sensibilizuese, shpërndarje e broshurave dhe fletushkave me mesazhe vetëdijesuse për parandalimin e këtyre rasteve. Gjithashtu në këtë fazë pritet kontributi i komunitetit fetar të tri konfeksioneve fetare në Mitrovicë, të cilët do të mbajnë ligjërata për këtë temë nëpër objektet e kultit.

Në fazën e tretë është planifikuar që të vazhdohet me aktivitete si: defilimi i grup-moshave të reja me mesazhe vetëdijesuse, shfaqje e video-spoteve dhe përmbyllje e aktiviteteve të projektit me datën 1 Qershor 2021, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve .

Gjatë këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të njoftohen që për raportimin e menjëhershëm të këtyre rasteve mund të shfrytëzojnë aplikacionin ,,Lajmëro Policinë” të lansuar kohë më parë nga Policia e Kosovës si dhe aplikacionin “Ec shlirë” i cili aplikacion është lansuar nga Agjencia për Barazi Gjinore për raportimin e ngacmimeve seksuale, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM