Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani mori pjesë në shënimin e 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut

Maj 21, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e 109-vjetorit të Kuvendit të Junikut. Në një fjalë rasti, presidentja Osmani ka theksuar se Kuvendi i Junikut paraqet platformë të pastër nacionale politike dhe ushtarake të luftës së armatosur për çlirim kombëtar dhe pavarësisë së Shqipërisë.

“Kuvendi i Junikut paraqet platformë të fuqishme politike, ushtarake dhe kulturore për jetësimin e shtetit të mosvarmë shqiptar”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas saj, ky Kuvend artikuloi qartë kërkesat legjitime të shqiptarëve për pavarësimin e vendit, si vulosi edhe orientimin e shqiptarëve për aleancën tradicionale me perëndimin.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka potencuar se duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e kuvendit, maturia dhe vendosmëria e prijësve të tij për ta marrë në duar fatin e vendit dhe për ta jetësuar vullnetin për liri, të jetë një lloj udhërrëfyesi i vazhdueshëm,

“Si presidente e vendit do të kujdesem fort që shtyllat e shtetësisë të forcohen, që kujtesa historike të ruhet e të kultivohet dhe që ngjarje të tilla, si Kuvendi i Junikut, të marrin trajtimin e duhur shkencor e kulturor”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka bërë homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM