Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Mustafa: Bashkëpunim për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Maj 24, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe  zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti çështjen e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, që posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.

Kryeministri Kurti tha që është duke e përcjellë me vëmendje situatën me pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Ai tha se përderisa në të kaluarën Serbia tentonte të shpopullojë komunat me shumicë shqiptare me dhunë e tanke, tash po e bën në mënyrë administrative. Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë, tha kryeministri Kurti.

Ragmi Mustafa e falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për pritjen në takim e në veçanti për fondet e ndara nga Qeveria Kurti 1, gjatë krizës së pandemisë. Ai paraqiti projekte të ndryshme që komunat me shumicë shqiptare synojnë t’i realizojnë. Kryeministri Kurti dhe Mustafa u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM