Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: 7,500 familje në nevojë në Kosovë do të marrin ndihmë nga BE dhe UNDP

Maj 25, 2021

Projekti i  Ndihmës Humanitare i financuar nga BE-ja  (HAP) i zbatuar nga UNDP do të përforcojë Qendrat për Punë Sociale në të gjithë Kosovën me 40 punonjës socialë vullnetarë të KB për 12 muajt e ardhshëm si dhe do të mbështesë 7,500 familje në nevojë që jetojnë në varfëri të skajshme  me produkte ushqimore, higjienike dhe sende të tjera thelbësore për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ky aksion i përbashkët është mbajtur në prani të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati , Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Tomáš Szunyog, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko, si dhe përfaqësueseve te  tjerë te institucioneve të BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe Kosovës.

Skema e praktikës me pagesë  për punonjësit socialë të sapo diplomuar, psikologët dhe sociologët – si Vullnetarë të Komunitetit të Kombeve të Bashkuara – do të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm, duke forcuar kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale (QPS). Kjo do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për praktikantët për të fituar përvojë profesionale. Këta 40 Vullnetarë të KB, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet jo-shumicë, janë përzgjedhur dhe kanë filluar punën e tyre 12 mujore në fund të Prillit në QPS në të gjithë Kosovën.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, theksoi se duke u bazuar edhe në Planin qeveritar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që synojnë mbështetjen e grupeve të cenueshme dhe punësimin e të rinjve. Ai gjithashtu theksoi se identifikimi i familjeve që plotësojnë kushtet është kryer përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në të 38 komunat e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së

“Pandemia ka vështirësuar sistemin e mbrojtjes sociale të Kosovës. Kriza ka goditur veçanërisht rëndë ata që tashmë po përpiqen të sigurojnë jetesën. Tani kemi një mundësi unike, me mbështetjen e BE-së, për t’u dhënë një lehtësim atyre qe gjenden në situata më të cenueshme – si në drejtim të sigurimit të ndihmës së përkohshme, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të Qendrave të Punës Sociale”, shtoi ministri Murati.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM