Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë dhe do të jenë prioritet gjatë mandatit

Maj 25, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e fondacionit gjerman të të gjelbërve Heinrich Boell Stiftung.

Në takim palët diskutuan për rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perendimor dhe për Republikën e Kosovës ne veçanti.

Presidentja Osmani theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë dhe do të jenë prioritet gjatë mandatit të saj. Ajo tha se pandemia na e ka bërë të qartë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, me ç’rast e ka potencuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për arritjen e këtij qëllimi.

Në mes tjerash, presidentja Osmani u shpreh se Kosova duhet të përqafojë një model të zhvillimit ekonomik që është i bashkrënditur me agjendën e gjelbër, ngase faktet nga terreni dëshmojnë se një gjë e tillë jo veçse është e mundur, por edhe ekonomikisht më e arsyeshme.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e Deklaratës nga Samiti i Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se në prag të takimit të radhës të liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, duhet të identifikohen mjetet dhe politikat për zbatimin e zotimeve në praktikë, thuhet në komunikatën për  media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM