Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Kriminelët duhet të ndëshkohen

Maj 26, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te lapidari i të rënëve në Lagjen e Trimave (ish-Tusus) në Prizren, ku para 22 vitesh forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 27 banorë të kësaj lagjeje.

Krykuvendari Konjufca tha se është në këtë vend për të nderuar dhe për t’u përkulur para të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri, duke përmendur Lagjen e Trimave si një shembull se si duhet rreshtuar në krah të luftës çlirimtare. Por, shtoi ai, ajo që brenë ndërgjegjen e të gjithëve për këto krime të kryera anekënd Kosovës nga regjimi i Serbisë, duke mos kursyer as gra e fëmijë, është fakti se ende nuk është dënuar askush.

“Ata që kanë kryer këtë masakër dihen me emër e mbiemër dhe vazhdojnë të jetojnë të lirë, pa marrë dënimin e merituar. Prandaj, është obligim i institucioneve të Kosovës dhe i secilit prej nesh që të bëjmë më shumë seç është bërë deri me tani. Të shpalosim identitetin e atyre që kanë kryer këto masakra dhe të bëjmë presion edhe te bashkësia ndërkombëtare për gjetjen e kapjen e tyre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, tha kryekuvendari Konjufca.

Tutje ai theksoi se tashmë edhe Kosova e ka mundësinë që t’i gjykojë kryerësit e krimeve edhe në mungesë, meqë tashmë ekziston edhe ligji.

“Ndryshimi i ligjit mundëson gjykimin në mungesë dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos filluar këto procese për secilin që dihet me emër dhe mbiemër se ka urdhëruar apo ka qenë pjesëmarrës i shumë masakrave të kryera në Kosovë”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit qëndroi edhe në shtëpitë e disa banorëve të kësaj lagjeje, familjarët e të cilëve janë vrarë në masakrën e 26 majit të vitit 1999. Me këtë rast ai u premtoi atyre angazhim institucional për ndëshkimin e kriminelëve, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM