Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU ”Prishtina” vazhdon me dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privat

Maj 26, 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit,  në vazhdimësi.

KRU “ Prishtina ” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

Për 4 muaj ( janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1500  lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM