Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.