Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT nënshkruan marrëveshje e amandamentimit kornizë të kredisë me BZhKE

Maj 27, 2021

Nënshkruhet marrëveshja e Amandamentimit nr.1 të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE), përfaqësuar nga Guvernatori i BZhKE, Rolf Wenzel, në vlerë prej 25 milionë euro. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas aprovimit të këtij projekti në muajin mars të këtij viti brenda këtij BZhKE-së

Kjo Marrëveshje bazohet në marrëveshjen bazë të financimit prej 35 milion € të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve në kuadër të menaxhimit të pandemisë, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit shëndetësorë, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, materialet mbrojtëse, dhe ndërtimin e zinxhirit të ftohtë.

Marrëveshja e Amandamentimit ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për t’u ofruar shërbime mjekësore të prekurve nga virusi COVID-19, financimin retroaktiv të vaksinave për rreth 50% të popullsisë, dhe menaxhimin e pandemisë në tërësi nga Qeveria e Kosovës.

BZhKE mbetet një nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë që ndihmojnë Kosovën me ballafaqimin me pandeminë COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MFPT.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM