Pas votimit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës për anëtarë të rinj të Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare ARKEP, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky është bordi më i kualifikuar që institucioni ka pasur ndonjëherë, me një ekip profesionistësh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi.
Kurti në postimin e tij në Faceboook ka thënë se tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP, drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore.
Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit.
ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës:
Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP;
Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij;
Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;
Rrezarta Duraku Rizaj – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës;
Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP.