Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendës kryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.
Lajčák gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së. Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer.
Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të marten, 1 qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së, thuhet në komunikatën për media e BE në Kosovë.