Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vaksinimi i qytetarëve dhe zhvillimi normal i aktivitetit ekonomik do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit

Maj 31, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi sekretarin Bardiqi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Bardiqi falënderoi Mehmetin për informatat që kanë të bëjnë me sistemin financiar dhe e njoftoi atë për marrëveshjen e arritur për blerjen e vaksinave Covid-19.

Guvernatori Mehmeti përgëzoi sekretarin Bardiqi dhe Ministrinë e Shëndetësisë për marrëveshjen e arritur me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave Covid-19, si një hap shumë të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në njërën anë dhe rikthimit normal të aktivitetit ekonomik, në anën tjetër.

Vaksinimi i qytetarëve dhe zhvillimi normal i aktivitetit ekonomik në vend do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit, duke rikthyer rritjen pozitive ekonomike që do të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM