Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Prioritet do të kenë ndërmarrjet prodhuese

Qer 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas përurimit të çerdhes së re në Prizren, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, vizitoi edhe Parkun e Biznesit.

Kryeministri Kurti tha se në këtë park po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsejtë 82 hektarë, prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën, në këtë vend, ku do të kemi Zonën ekonomike të Prizrenit.

“Tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset, ndërmarrjet prodhuese, me ç ‘rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve, të cilat janë të përshtatshme për bujqësi”, theksoi kryeministri Kurti. Ai shtoi se në këtë park do të ketë edhe industri të përziera, por gjithnjë pa ndotje.

Kryeministri Kurti vlerësoi këtë zonë si shumë të rëndësishme jo vetëm për Prizrenin, por për mbarë Kosovën, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM