Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Vazhdon puna në finalizimin e projekt-kodit të procedurës penale

Qer 1, 2021

Takimi i radhës në kuadër të punës dhe angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe vet ministres, Albulena Haxhiu, u mbajt sot me Grupin Punues për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme sa i përket projekt- Kodit të Procedurës Penale.

Ministrja Haxhiu duke folur për rëndësinë e projekt Kodit të Procedurës Penale, në fjalimin hyrës, ka vlerësuar angazhimin e anëtarëve të këtij grupi dhe kontributin e tyre në këtë proces të reformimit të drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, si një pritshmëri që lidhet me pjesën e rezultateve që të gjithë qytetarët presin nga institucionet e drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Haxhiu theksoi se derisa ka qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky projekt kod është diskutuar disa herë dhe meqë është e familjarizuar më çështjet të cilat duhet të trajtohen, ajo do të ofron përkrahjen e saj deri në finalizimin e tij duke marr pjesë nw punimet dhe diskutimet për të përmbyllur projekt-Kodin e Procedurës Penale.

Në vazhdim të këtij takimi diskutimet kryesore u zhvilluan për tre çështje kryesore: ato që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë, çështjen e pezullimit te zyrtareve publik të cilët janë të ngarkuar me dyshime për vepra penale si dhe ajo për afatet kohore të hetimit.

Në diskutim, në të cilën morën pjesë anëtarë nga institucionet kryesore të përfshira në politik-bërje dhe zbatim të ligjeve, u diskutua edhe për çështje të tjera të natyrës procedurale dhe përmbajtjesore të Kodit të Procedurës Penale.

Punimet do të vazhdojnë gjatë javëve në vazhdim, më ç’rast brenda afatit të paraparë legjislativ, pritet finalizimi i Projekt-Kodit të Procedurës Penale, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM