Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe shtatë spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë nga Sars-Cov-2.
Bazuar në raportet zyrtare të datës 1 qershor 2021, në trajtim janë 162 pacientë, prej tyre 63 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 106 me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë
3 prej tyre në gjendje të rënduar
32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
77 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 61 pacientë
31 të konfirmuar pozitivë
29 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 14 pacientë
Spitali i Pejës, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së,