Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD nis procedurat për dërgimin e pakove për personat të cilët gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë

Qer 11, 2021

Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ministria e Drejtësisë do t’i përmbushë të gjitha obligimet e përcaktuara me Ligjin nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.

Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe në pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021.

Në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë.

Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM