Build Skills with our trainings

Sign up now!

Inaugurohet salla e gjermanishtes në Universitetin e Prishtinës

Qer 16, 2021

Në Universitetin e Prishtinës solemnisht u inaugurua Salla e gjermanishtes së Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Naser Sahiti. Njëkohësisht u prezantua edhe programi i ri i studimeve të nivelit MA “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”, i cili do të nis në vitin akademik 2021/22.

 Me këtë rast, ministrja Nagavci tha: “Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan në përgjithësi, ka qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhëse me miqtë tanë ndërkombëtarë, edhe atëherë kur komunikimi me profesionistët jashtë kufijve të Kosovës ishte pothuajse i pamundur. Afërsia që populli ynë ndjenë në raport me popullin gjerman vërehet më së miri në interesimin e shprehur të të rinjve tanë, sidomos në vitet e pas luftës, për ta mësuar gjuhën gjermane. Andaj më vjen shumë mirë që këtu do të prezantohet edhe programi i ri master “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”. Më lejoni të ju njoftoj se një nga çështjet parësore ku do të përqendrohet vëmendja e qeverisë sonë është mirëqenia dhe ofrimi i mundësive për avancimin e rinisë sonë.

Zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss theksoi: „Interesimi për gjuhën gjermane në Kosovë është edhe më tej i madh. Gëzohem që kemi mundësinë ta prezantojmë Sallën e re të gjermanishtes dhe programin e ardhshëm të studimeve master në kuadër të organizimit të sivjetshëm Ditët e gjuhës gjermane. Edhe falë mbështetjes së ofruar nga Goethe-Institut këtu mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e ardhshëm të gjermanishtes në Kosovë do të marrin një arsimim të shkëlqyeshëm.“

Salla e gjermanishtes është renovuar me mbështetje të Goethe-Institut / Goethe-Zentrum në Prishtinë dhe është pajisur me teknologjinë dhe literaturën më moderne, mbështetje kjo që është dhënë brenda bashkëpunimit shumëvjeçar. Në kuadër të këtij bashkëpunimi tashmë janë realizuar shumë trajnime për docentë. Kjo sallë do t‘ iu mundësojë studentëve të përgatiten nga aspekti profesional në një ambient modern, si dhe të shfrytëzojnë teknologji informative gjatë studimit.

Sot gjithashtu u prezantua edhe programi i ri master „Gjermanishtja si gjuhë e huaj“. Brenda këtij programi në të ardhmen do të kualifikohen mësimëdhënësit e ardhshëm të gjuhës gjermane. Programi është hartuar së bashku me Goethe-Institut dhe në kooperim me universitete të tjera të rajonit, duke u bazuar në programin Deutsch Lehren Lernen (Mësimi i mësimdhënies së gjuhës gjermane) të Goethe-Institut. Ai ofron mundësi të trajnimit në fushat profesionale, si p.sh. Mësimdhënia e gjermanishtes si gjuhë e huaj, metodat e moderne të mësimdhënies, ose integrimi i teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies. Gjatë realizimit të këtij programi Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane është përkrahur nga Goethe-Institut, thuhet në komunikatën për media e Ambasadës gjermane në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM