Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 17 qershor bëhet lansimi i bordit të shkëmbimit arsimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Kosovë

Qer 16, 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, njofton mbi themelimin e Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë (USKEB)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në emër të Byrosë për Çështje Arsimoro-Kulturore të Departamentit të Shtetit, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës,

Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, do ta shënojë themelimin e United States-Kosovo Educational Exchange Board (USKEB), apo Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë, të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 15:00.

Ngjarja e themelimit të USKEB-it do të mbahet virtualisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes faqes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook. Ngjarja do të përmbaj një prezantim të iniciativës, përkatësisht mbi rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe avancimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përmes programeve të shkëmbimit arsimor.

Gjatë ngjarjes, të pranishmit do të dëgjojnë nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, anëtarët e bordit inaugural të USKEB-it, dhe ish-bursistët e programeve të shkëmbimit arsimor SHBA-Kosovë, përfaqësues të Programit Fulbright në Kosovë. Gjithashtu, themelimi i USKEB do të shënojë festimin e 75 vjetorit të themelimit të Programit Fulbright në botë.

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë administrohet nga American Councils for International Education, dhe Kosovo United States Alumni (KUSA)., thuhet në komunikatën për media e American Councils Kosovo.

 

Për më shumë informata lidhur me USKEB, kontaktoni uskeb@americancouncils.org, ose vizitoni faqen uskeb.org.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM