Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave anti COVID

Qer 17, 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend, merr vendim që nga data 21 qershor 2021 të lehtësoj masat si në vijim:

Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave;

Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore;

Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019;

Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim, thuhet në komunikatën për media e ShKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM