Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Italisë

Qer 22, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, kanë nënshkruar sot në Prishtinë Marrëveshjen për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Fiskale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Italisë. Më tutje, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje do të mundësohet aplikim më i drejtë dhe i thjeshtëzuar i tatimeve për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Itali dhe anasjelltas.

Njëlloj, gjatë konferencës për media, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, theksoi se “ky instrument operativ do t’i ndihmojë kompanitë italiane të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do të lejojë kompanitë e Kosovës që ta shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin dhe integrimin e tyre në tregun e përbashkët evropian.”

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm në zbatim të kërkesave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në, duke përafruar Kosovën në të ardhmen e saj evropiane, thuhet në komunikatën për media e MF-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM