Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Austri është takuar me mërgimtarët.
Ajo në postimin e saj në Facebook ka thënë se do të punojnë më shumë që besimin që mërgimtarët e kanë tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mirë.
Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët.
Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mirë.