Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Ping-pongu me tenderin 5 milionësh me Spitalin e Prizrenit

Qer 26, 2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media sot, ka paraqitur gjetjet nga analizimi i procesit të tenderimit për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmiu” në komunën e Prizrenit, të realizuar nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Si rrjedhojë e ankesave të shumta lidhur me procesin e vlerësimit të këtij tenderi, KDI ka analizuar në mënyrë të hollësishme veprimet e institucioneve të përfshira në këtë proces (SHSKUK, OSHP, KRPP, AKK) për të parë nëse ato ishin në përputhje me përgjegjësitë ligjore e profesionale. Në këtë proces,  KDI ishte ballafaquar me mungesë të transparencës nga ana e SHSKUK, du dokumentet e kërkuara me 18 shtator 2020 për te analizuar këtë tender ishin siguruar me 7 dhjetor 2020, dhe atë vetëm pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit

KDI vlerëson se në këtë procedurë është shkelur neni 59.4  i Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) dhe nenet 41.1 , 41.3.5  dhe 41.5  të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik, pasi që Operatori Ekonomik fitues “Hidroterm” nuk i kishte përmbushur kërkesat e dosjes së tenderit mbi gjendjen ekonomike dhe financiare. Në Dosje ët Tenderit janë kërkuar Deklaratat Tatimore Vjetore të dorëzuara në Administratën Tatimore të Kosovës për tri vitet e fundit të përfunduara fiskale nga data e njoftimit për kontratë, në vlerë jo më pak se 8,000,000.00 €.

Në Dosjen e Tenderit ishte kërkuar taksativisht që të deklarohet qarkullimi financiar në Kosovë dhe nuk ishin definuar opsione të tjera të pranueshme si dëshmi të qarkullimit financiar të operatorëve ekonomik.

Analiza shpërfaqë që përkundër që paneli shqyrtues i OSHP-së ishte pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues të angazhuar ku thuhej që “oferta nuk i plotësonte kriteret e përshtatshmërisë”, OSHP,  përfundimisht kishte marrë vendim të mbështeste vendimin e SHSKUK-së për vazhduar me dhënie të kontratës.
KDI ka gjetur se SHSKUK kishte bërë shkelje të LPP-së, pasi që kontrata ishte nënshkruar 6 ditë pas njoftimit për dhënie të kontratës, ndërsa sipas LPP, neni 26 pika 4.1 nënshkrimi i kontratave publike bëhet “së paku dhjetë (10) ditë pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës”.

Edhe KRPP, të cilës operatori tenderues i ishte drejtuar me kërkese për interpretim ligjor, nuk kishte vepruar me transparencë, duke mos publikuar në uebfaqen e saj këtë interpretimin ligjor, gjë që është e përcaktuar me ligj.

KDI kishte gjetur se kompania e shpërblyer me kontratë në ofertën e saj kishte dorëzuar vetëm vërtetimin nga Gjykata Themelore, Departamenti për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë se kompania nuk ishte e falimentuar apo në proces të falimentimit por nuk kishte dorëzuar edhe Çertifikatën nga Gjykata Themelore Departamenti për krime të Rënda se kompania në fjalë nuk ishte dënuar për kryerjen e një vepre penale ose civile gjatë dhjetë viteve të fundit. Këto dy çertifikata, sipas ligjit për prokurim publik dhe Dosjes së Tenderit janë dokumente të obligueshme që duhet dorëzuar me ofertë.

Në tërë periudhën sa ka zgjatur ky proces i prokurimit, pronar i vetëm i kompanisë së shpërblyer me kontratë “Hidroterm”, me 100% aksione, ishte Blerim Kuçi. Ky i fundit, më 05 qershor 2020 kishte pranuar detyrën si ministër i Ekonomisë dhe Mjedisit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bazuar në këtë fakt, KDI kishte ngritur dyshimet nëse dhënia e kontratës për Hidroterm, pronari i së cilës ishte tanimë një zyrtar i lartë publik, përbënte konflikt interesi dhe për këtë  më 28 gusht 2020 i ishte drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsion (AKK).

Pas plot katër muajsh nga data e dorëzimit të kërkesës nga KDI dhe gati tre muaj pasi ishte nënshkruar kontrata me Hidroterm,  AKK më 24 dhjetor 2020 ishte përgjigjur në kërkese ku kishte vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme që argumentojnë dyshimin  për ekzistimin e mundshëm të konfliktit të interesit. Njëra nga arsyetimet e AKK-së për mungesën e provave për konflikt të interesit ishte që Blerim Kuçi nuk ishte pronar i “Hidroterm” por ishte në zotim pasiv të aksioneve ose i pjesëve në kapital.

Sidoqoftë, KDI kishte siguruar të dhënat nga ARBK se ndërrimi i pronësisë kishte ndodhur me 01 dhjetor 2020 derisa kërkesa e KDI-së për interpretim të konfliktit të interesit ishte në tavolinën e AKK-së, dhe jo brenda 30 ditëve nga pranimi I detyrës së zyrtarit të lartë public siç e kërkon ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.

Në anën tjetër, në ofertën e paraqitur nga Hidroterm, KDI kishte gjetur se Blerim Kuçi në fakt kishte deponuar CV-në bashkë me kualifikimet e tij si dëshmi për të përmbushur kriteret profesionale të dosjes së Tenderit, neni 9.1&9.2 si inxhiner i ndërtimtarisë/hidroteknik.

Konkludimi i përgjithshëm i KDI-së lidhur me këtë tender specifik qëndron në trajtimin jo-adekuat e joprofesional të lëndës nga të gjitha institucionet e involvuara padallim, SHSKUK, OSHP, AKK dhe KRPP, dhe me këtë i bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë arsyet e këtyre shkeljeve dhe neglizhimeve, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM