Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.
Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.