Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.
Duke iu falënderuar për letrën që kryeministri Kurti ia ka dërguar, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, ka thënë Borell, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.