Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE-ja ndihmon në dorëzimin e vaksinave në Kosovë

Qer 29, 2021

Bashkimi Evropian po e ndihmon Norvegjinë që t’i dërgojë mbi 180,000 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, pas kërkesës së Kosovës për ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Komisioni i bashkërendon dhe financon deri në 75% të shpenzimeve për transportimin e kësaj asistence.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, tha: “Pandemia COVID-19 ka ndikuar në të gjithë ne. BE-ja është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave në mbarë botën – ne mund ta mposhtim pandeminë vetëm nëse veprojmë së bashku. E falenderoj Norvegjinë për ofertën bujare të saj për Kosovën. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave është e gatshme të ndihmojë për ta lehtësuar ndarjen e mëtejshme të vaksinës”.

Që nga fillimi i pandemisë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së e ka bashkërenduar dhe bashkëfinancuar dorëzimin e 140,000 maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse personale, si dhe dezinfektuesve, gjeneratorëve të oksigjenit dhe testeve antigjen nga Sllovenia, Çekia dhe Franca në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Bashkimit Evropian në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM