Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Hossain Bhuiyan

Qer 30, 2021

Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Duke i uruar suksese në misionin e ri, presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës i vlerëson lartë aleatët dhe partnerët e saj, dhe se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Bangladeshi.

Palët diskutuan për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me fokus të veçantë tek thithja e investimeve dhe identifkimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të deritashëm.

Presidentja Osmani tha se shpreson që Bangladeshi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në drejtim të konsolidimit dhe fuqizimit të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar, në veçanti lidhur me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Ambasadori Bhuiyan konfirmoi se Bangladeshi mbetet një përkrahës i përhershëm në këtë drejtim, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM