Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani-Szunyog: Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Kor 1, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Me këtë rast, Szunyog ia dorëzoi zyrtarisht letrën e dërguar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell në lidhje më vendimin për vazhdimin e mandatit të misionit teknik të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Po ashtu, palët diskutuan për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe obligimet e të dyja palëve në këtë marrëveshje.

Presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të obligimeve të dala nga ajo edhe nga ana e Bashkimit Evropian.

Tutje, në takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit me BE-në, si dhe u identifikuan disa opsione për shtimin dhe konkretizimin e mbështetjes së BE-së në drejtim të implementimit të reformave të duhura në vend ne fusha të ndryshme.

Shefi i BE-së theksoi se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentes së Kosovës për dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se prezenca e BE-së në këto zgjedhje do të jetë në nivelin e kërkuar, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM