Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021.
Nga ta, 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
54 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë
18 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.