Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se nga sot më 12 korrik do të fillon dezinsektimi hapësinor.
Të dashur qytetarë, nesër me 12 korrik 2021, duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit tuaj, andaj shpresojmë në bashkëpunim edhe këtë herë.
Shihni orarin e dezinsektimit, sipas datave dhe lagjeve, në fotografinë e mëposhtme.