Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Hartimi i strategjisë i domosdoshëm në parandalimin dhe adresim problematikave të dhunës në familje

Kor 13, 2021

Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dunës në Familje, Dr. Nita Shala hapi punimet e punëtorisë së parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2022 – 2026 si dhe planit të veprimit.

Zëvendësministrja Shala, derisa ka folur për rëndësinë e hartimit të kësaj Strategjie për mbrojtje nga dhuna në familje, ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të mbetet e angazhuar dhe vullnet plotë që së bashku me akterët relevant të përgatisin në mënyrën e duhur një dokument bashkëkohor e praktik, që do të garantojë avancimin e mbrojtjes së familjes dhe zvogëlimit të dhunës në familje duke siguruar koordinim ndër-institucional dhe përmirësimin e monitorimit të zbatimit të kuadrit ligjor e të politikave në praktikë.

“Koordinimi i veprimeve të përbashkëta, orientimi dhe trajnimi i profesionistëve dhe strukturave përgjegjëse që të ndihmojnë menjëherë viktimat e dhunës në familje; ngritja, zgjerimi e shtrirja e shërbimeve mbështetëse të specializuara; rritja e vetëdijesimit mbi format e ndryshme të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, paralelisht me zbatimin korrekt, të menjëhershëm dhe në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, janë detyrime të institucioneve tona, të cilat duhet të kryhen pa hezitim dhe përgjegjshmëri maksimale”, tha Shala.

Zëvendësministrja Shala theksoi se është përkushtim i Ministrisë së Drejtësisë avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të adresimit më të mirë të çështjeve të dhunës në familje, si dhe përmirësimi i përgjigjes ndaj rasteve të dhunës në familje të institucioneve përgjegjëse edhe përmes koordinimit ndër-institucional efektiv.

“Nisma për përmirësimin e Ligjit “Për mbrojtje nga dhuna në familje”, i shërben adresimit më të mirë të çështjeve të dhunës në familje pikërisht në përputhje dhe me parimet e standardet e Konventës së Stambollit. Ligji për “Ndihmë Juridike Falas” është në proces final konsultimi para dërgimit për aprovim në Qeveri, me të cilin do tu garantohet ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje, si kategori e posaçme. Po kështu, e gjithë puna që bëhet çdo ditë nga institucioni i Ministrisë së Drejtësisë, qoftë drejt krijimit të linjës së përhershme buxhetore për strehimoret, qoftë përmes diskutimeve në kuadër të Grupit Koordinues Ndër-Ministror është përsëri në funksion të të njëjtit qëllim: të mostolerancës ndaj sjelljeve të dhunshme, të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohen!“ tha Shala.

Shala në mbyllje të fjalës së saj ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit pjesëmarrës në këtë punëtori dhe njëherit ka shkrehur falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dhe partneritetin të cilën e ka ofruar UN Women, përmes mbështetjes së kësaj punëtorie, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM