Dita e dytë e festivalit ka filluar dhe së bashku me të edhe aktivitetet e shumta të cilat i ofruam për të gjithë të pranishmit në qytetin e Pejës.
Duke filluar nga shfaqja e filmave të kategorive të ndryshme, punëtorive, paneleve dhe prezantimeve ishte një ditë e cila mbledhi të gjithë të interesuarit duke ju ofruar secilit një eksperiencë interesante.
Dita e shtunë filloi me një aktivitet në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, me një prezantim edukativ dhe inspirues i cili flet për mundësitë që ofron animacioni. Bëhet fjalë për “Expanded Animation” nga Jürgen Hagler.
Aktiviteti i rradhës filloi me shfaqjen e filmave të kategorisë “Balkan Competition”. Një ndër motivet kryesore të festivalit është edhe sjellja e industrisë botërore të animacionit në Kosovë, krijimi i një ure lidhëse ku filmat e krijuar në Ballkan do të shfaqen edhe në qytetin e Pejës. Këta filma trajtojnë tema mjaft interesante me karakter edukues dhe inspirues për grup mosha të ndryshme, ku disa nga ta trajtojnë edhe temën e izolimit pasi që edhe u krijuan gjatë asaj kohe. U shfaqen në Kinemanë Jusuf Gërvalla në ora 12:00: “Those Who Drown Cling To Foam”, “Mardhë”, “Quarantine”, “Elusiveness”, “Can you see them too?”, “The Raft”, “Elevator Alone”, “Events Meant to Be Forgotten” dhe “45”.
Sot filloi edhe shfaqja e programit special i cili i dedikohet adoleshentëve, ky program sot solli katër tituj në Teatrin “Istref Begolli” duke filluar nga ora 14:00. Tituj si: “The Promise”, “The Tulip King”, “Night Falconer” dhe “A stone in the shoe”.
Në hapësirën e Liqenit u mbajt paneli me titull: “Isolation brings Isolation”, ku Leart Rama, Bind Skeja dhe Florent Mehmeti diskutuan rreth izolimit dhe animacionit me fokus -shëndetin mendor.
Teatri “Istref Begolli” mirëpriti fëmijë të moshave të ndryshme për të shikuar filmat si: “Our Home – Childrens Planet”, Penguin and the Whale”, “The World is Wonderful”, “Al Tabbab”, “Im a Pebble”, dhe “URSA – The song of the Northern Lights”. Këta filma trajtojnë tema me rëndësi shoqërore ku fokusi kryesor ishte vetëdijësimi i fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë orës 20:30 u bë shfaqja e pjesës së parë të filmave të kategorisë “International Competition”, kjo kategori përfshinë krijues ndërkombëtarë të cilët kanë dërguar animacionet e tyre nga e gjithë bota. Disa nga titujt të cilët u shfaqen janë: “Have a Nice Dog”, “De berde”, “Forever”, “Revolykus”, “The Hangman at Home”, “The train driver” dhe “What resonates in silence”.
Në fund të ditës u shfaqën edhe filmat e kategorisë “Student Competition”. Të gjitha kategoritë garuese të këtij viti do të vlerësohen nga tri juritë e këtij edicioni. Filmat në këtë kategori janë projekte të realizuara nga studentë të animacionit nga e mbarë bota, thuhet në komyunikatën për media e Anibar.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve në ditët në vijim vizitoni www.anibar.org