Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brodit, Mirko Duspara.
Në telegram, kryetari Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.
I nderuar Kryeministër,
me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona.
Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod.