Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 27.07. 2021
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.
Në total numri i rasteve aktive është 195.