Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKShPK: Thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë ushqimit

Kor 27, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, shkaku që të evitojnë helmimin.

IKShPK bën të ditur se mos hani ushqim kudo se pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve, thuhet në postimin në Facebook të IKShPK-së.

 

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumitmit të ushqimit!

 

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

 

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

 

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

 

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

 

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

 

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

 

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

 

Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

 

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

 

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

 

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

 

Duart duhet të lahen:

 

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

 

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

 

-pas përdorimit të tualetit

 

-pasi të pastroni hundën

 

-pasi të prekni një kafshë

 

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

 

MOS HANI USHQIM KUDO!

 

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM