Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Miratohet rishikimi i buxhetit për vitin 2021

Kor 28, 2021

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash ka miratuar sot Projektligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Me këtë ligj synohet luftimi i pandemisë dhe imunizimi i popullatës, me fokus të veçantë adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Buxheti i rishikuar për vitin 2021 është rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky është njëherit edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19.

Me Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, shkalla nominale e rritjes ekonomike është 7.9% kurse të ardhurat e buxhetit janë rishikuar me ngritje rreth 150 milionë euro. Poashtu, në këtë Rishikimi të Buxhetit është përfshirë edhe Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në shumën prej 420 milionë euro. Kjo pako përmban pesë grupe të masave të përqëndruara në rritjen e punësimit dhe riorientimin e kapitalit drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM