Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës, Gargan

Kor 28, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me  fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM